Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, prej sot e fillojnë fushatën 20 ditore zgjedhore.Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24:00.Me short në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ishte konstatuar renditja në listën e vetme të kandidatëve në fletëvotime për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen më 15 tetor.Lista me kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë kanë parashtruar 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupe votuesish.E para në fletëvotim do të jetë PSDM, i dyti Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe RDK, i treti BDI, i katërti Koalicioni për Manastirin – BDI, BESA dhe Aleanca e Shqiptarëve, i pesti Koalicioni Së Bashku për Gazi Babë i kryesuar nga BESA, e gjashta LPM, e shtata VMRO-DPMNE, e teta Lëvizja Popullore e Turqve, e nënta Aleanca e Shqiptarëve, e dhjeta është TMRO, e 11-ta Partia Demokratike e Turqve, GROM në vendin e 12-të, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE është i 13-ti, BESA e 14-ta, PDSH e 15-ta, E Majta e 16-ta, PPD e 17-ta, Lidhja e Romëve e 18-ta, ndërkaq LSDM e 19-ta.

Listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave dhe listat e kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilat do të parashtrohen nga parashtrues i njëjtë do të kenë numër të njëjtë rendor në të gjitha komunat.