Barcelona përveç transferimeve që ka bërë gjatë janarit, ata po mundohen t’i mbajnë futbollistët që janë në formë.

Pas largimit të Mascheranos drejt Kinës, blaugranët kanë nënshkruar kontratë të re me Gerard Pique.

Kontrata e re e lidh spanjollin me klubin deri në vitin 2022.

Pique është pjesë e Barcelonës që nga viti 2008, kur u transferua nga Manchester United dhe ka zhvilluar 261 ndeshje duke shënuar 22 gola.