Në daljen e parë publike , Ziadin Sela tha se vota shqiptare është e jona,në e kemi fituar në cdo vendbanim.

“Në rast se kemi parasysh votat e shqiptarëve ne kemi dyfishin e votave në krahasim me kundër kandidatin tonë. Kemi rreth 3 mijë vota më tepër se Ramiz Merko dhe BDI. Në çdo fshat të Strugës ne kemi fituar. Vota shqiptare në qytet është e jona, ai ka marrë votat e LSDM-së. Shqiptarët e kanë fituar këtë betejë. Për ne është i papranueshëm ky rezultat”.