Blall Kasami privatisht është takuar me kryeministrin Zoran Zaev, pasi është shkarkuar nga funksioni kryetar i partisë dhe në asnjë rast nuk mund të paraqes pozicionet e Lëvizjes BESA, ka thënë për POST.mk, Skënder Rexhepi- Zejd, anëtar i kryesisë së partisë.

“Kasami nuk është kryetar i Lëvizjes BESA dhe takimin me kryeministrin Zoran Zaev e trajtojmë si takim të tij personal. Në atë takim Kasami nuk ka mundur të mbrojë parashikimet dhe pozicionet e BESËS. Nga ana tjetër, kryeministri Zaev nuk refuzon takime, takohet edhe me qytetarë. Ne ashtu e trajtojmë takimin e djeshëm të Kasamit me kryeministrin”, thotë Rexhepi.

Në pyetjen se kur krahu i tyre do të kërkojë takim me kryeministrin, Rexhepi tha se për këtë do të duhet të vendos Këshilli qendror i partisë.