“Ti” titullohet kënga më e re e Kidës, të cilën e ka realizuar me videoklip.

Është një këngë që vjen e interpretuar mirë nga këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi.

Tekstin e kanë shkruar Zzap, Fero dhe Fuego, ndërsa për muzikën janë kujdesur Zzap dhe Chriss.

Filmnation është angazhuar për realizimin e videoklipit muzikor.

“Kce” është projekti i mëparshëm i Kidës që u publikua në fund të muajit dhjetor.

Videoja muzikore e asaj kënge ka arritur afro 3.5 milionë shikime në YouTube.

Zzap dhe Chriss janë realizues edhe të atij projekti muzikor.