Fadil Zendeli, nga lëvizja Besa, në emisionin “ClikPlus” ka thënë se kryemisnitri duhet t’i qartësojë pozicionet e tij, që më pas të shifet se cilat parti politike do të kishin mundur të japin kontributin e tyre si në aspektin profesional ashtu edhe kadrovik, njofton Medial.mk.

“Si e sheh ai rikonstruimin e Qeverisë, në çfarë dimenzione e parasheh, cilat resore mendon ai se për momentin në Qeverisjen aktuale nuk janë funksionale, nuk janë në drejtim të politikave të reformave , që pastaj të shifet se cilat segmenete apo cilat parti tjera politike do të kishin mundur të japin kontributin e tyre edhe në kuptim profesional por edhe në aspektin kadrovik, ka thënë Zendeli.