Në Fier situata e përmbytjeve vijon të jete dramatike. Nën ujë janë disa fshatra: Martine, Bashkim Boçovë dhe Pish Poro.

Janë përmbytur 4 fshatrat e ish komunës Levan, ndërsa banorët e këtyre fshatrave bëjnë apel për ndihmë.

Gjatë natës dhe sot, Fieri e Vlora kanë qenë qarqet më problematike për sa i përket përmbytjeve, për shkak edhe të reshjeve të vazhdueshme.