Në fshatin Dukas të Zharrëzit sot është një tjetër e hënë morti.

Pasi përcollën të hënën e kaluar nje nga vajzat e fshatit, studente e juridikut ne Tirane, radha ishte e nje tjeter studenti, djalë 23 vjeç, të dy ish nxenes te te njejtit gjimnaz ne Zharrez.

Familjarë, të afërm e banorë të fshatit përcollën në banesën e fundit 23-vjeçarin Aldison Belulaj.

Ceremonia mortore u zhvillua fiks një javë pasi u varros Ariela, ish e dashura e tij, e cila u vra me dy plumba nga Aldisoni, që nuk pranoi kurrë ndarjen mes tyre, duke zgjedhur fundin tragjik për të dy.

Pas kortezhit, në rrugën e paasfaltuar të fshatit njerëzit ecin në heshtje e kokëulur.

Gazetari Ervis Kuçi që ndodhet në vendngjarje, raporton për “BalkanWeb” se pavaresisht asaj qe ndodhi dhe pa e gjykuar se kush ishte fajtori, fshati nuk e ka braktisur as Aldisonin.

Duke e percjelle edhe ate, me te njejten dhimbje dhe me te njejten pjesemarrje masive, siç bene edhe per vajzen e fshatit.

Ata kanë marrë pjesë sot në ceremoni dhe kujtojnë të kalurën, pa përmendur ngjarjen makabre të një jave më parë.

Të gjithë marshuan drejt të njetjave varreza ku një javë më parë familjarët përcollën të veshur nuse Arielën, studenten e shkëlqyer të Drejtësisë, të cilës iu prenë ëndrrat dhe dëshirat në mes nga Aldisoni.

Familjarët e tij kërkojnë që dhimbja e vuajtet të mbyllen me kaq për të dyja familjet.