U ndez në Ladorishtë, shpërtheu në Dollogozhde
Aleanca për Shqiptarët në Strugë, realizoi tubime të rëndësishme në fshatrat Ladorishtë dhe Dollogozhdë. Qindra qytetarë mirëpritën kandidatin për kryetar komune, Ziadin Sela dhe bartësin e listës së këshilltarëve, Imer Imeri.
Atmosfera festive filloi të ndizet që në Ladorishtë, ku në qendër të fshatit si askush më parë u prit dhe nderua lartë Ziadin Sela dhe vepra e tij. Ndërsa atmosfera kulmoi në Dollogozhdë, ku rinia dollogozhdare kishte përgatitur spektakël me fishekzjarre dhe flakadanë, duke sinjalizuar fillimin e festës së fitores së madhe të 15 Tetorit.
“Përsëri fitorja fillon n’Dollogozhd”- ishte motoja e rinisë dologozhdare mbrëmë në fushën e sportit në qendër të Dollogozhdës.