Prej kohësh flitet se mes Gerard Pique dhe Shakirës gjërat nuk po shkojnë shumë mirë. Çifti i famshëm është bërë disa herë pjesë e mediave rozë për shkak të një krize mes tyre.

Së fundmi këngëtarja është bërë pjesë e një banderole tallëse të tifozëve të Espanyol kundër Pique. “Shakira është e të gjithë”-shkruhej në banderolën e shfaqur.

Shefi ekzekutiv i klubit katalanas, Joan Collet, ka kërkuar falje dhe ka shtuar, se klubi nuk e dinte që do të shpalosej një banderolë e tillë.

“Ne jemi kundër asaj që ndodhi. Zakonisht tifozët konsultohen me ne për këngët dhe banderolat e tyre. Në këtë rast nuk e dinim dhe ne gjithashtu u ndjemë të tradhtuar për këtë veprim. Mësuam se banderola nuk kishte hyrë në stadium, por ishte shkruar atje. Ata tifozë janë penalizuar dhe nuk do të ndjekin më skuadrën tonë”.