Deputetët e Partisë Socialiste, pavarësisht viteve që kalojnë, vijojnë të shfaqin në publik nostalgji dhe respekt për disa nga figurat e kohës së diktaturës më të egër në Europë, asaj të Enver Hoxhës.

Veç fotove të diktatorit Hoxha që herë pas here shfaqen në aktivitete të ndryshme, kryesisht ato që përkujtojnë luftën nacional-çlirimtare.

Së fundmi në Patos është përkujtuar 75 vjetori i aksionit të ushtrisë partizane ndaj pushtuesve italianë në këtë zonë. Ne ceremoni ishte e pranishme deputetja e PS-së, Antoneta Dhima, e cila së bashku me veteranët ka vendosur buqeta me lule në lapidarin kushtuar kësaj ngjarje.

Në qendër të tij ishte vendosur pikërisht fotografia e ish kryeministrit komunist, Mehmet Shehu, i cili ka mbajtur këtë funksion nga 1954-1981.