Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët njëherësh dhe kreu i Gostivarit, Arben Taravari, në një intervistë të realizuar për Makpress ka sqaruar për problemet që ai hasë si kryetar Komune, dhe menyren si i trajton ato.
“Unë jam çdo ditë me qytetarët e mi, shpesh herë i qetësojë, sepse shumë prej tyre janë të revoltuar,të zhgënjyer nga BDI-në dhe LSDM-në. Unë nuk kam dyshime,sepse kur ka një qëllim të sinqertë,të pastër rezultatet janë të pashmangshme.

Jam i bindur se në fund, ata që pengojnë do të turpërohen dhe do të kafshojnë ndërgjegjen e tyre”.Për kryetarin prioritet janë qytetarët e Gostivarit, por gjenë kohë nga agjenda e tij të ngjeshura edhe për pacientët e tij, i cili herë pas here i viziton në Qëndrën Klnike.

1.Ju keni një sërë problemesh pasi jeni ulur në zyrën e kryetarit të Komunës, gjithcka keni filluar me vonesë,ndoshta për shkak të problemeve me buxhetin, i cili është kryesorja për funksionimin e komunës? Pse? Unë po ju pyes pse, sepse në bazë të informacioneve që kemi problemet nuk kanë të sosur?

Nuk do të thoja probleme, sepse më shumë më ngjason si një “luftë” speciale nën komandën e BDI, ndërsa LSDSM e mbështet atë verbërisht, me synimin e vetëm shkatërimin e opozitës shqiptare. Nuk arij dot të besoj se si ka mundësi që njerzit e LSDSM-së,me të cilët unë isha në të njëjtën qeveri,ku punonim çdo ditë dhe flisnim për një të ardhme më të mirë për vendin tonë, tani ato përdorin të gjitha mekanizmat e mundshme shtetërore në mënyrë që të mos vendoset në axhendë Propozimi buxheti i komunës së Gostivarit.

Ndonjëherë mendoj, ku kemi gabuar dhe gjithmonë dal në të njetin konkluzion,gabimi i vetëm është te zgjedhja e qytetarëve që i’a besuan votën një tjetri kanditat dhe jo kandidatit të përbashkët të LSDM-së dhe BDI-së.Vetëm se këto të fundit zgjodhën kyetarë komune Taravarin, tani duhet të dënohen nga pushteti qëndrore me çdo kusht! Pse atëherë mbahen zgjedhjet? Le të emërohen kryatarët e komunave nga Kryeminisri!

Për BDI-në, e kuptoj, ata janë një parti e regjimit,të cilët 11 vite punuan me VMRO-DPMNE dhe kurrë nuk kanë reaguar ndaj ndonjë prej krimeve të tyre të zakonshme, ajo që nuk arijë të kuptoj është LSDM-ja!Unë e kam të qarte,se në zgjedhje ata përdorën të gjithë makanizmat shtetërore për të më fituar mua,mirpo shoqëria e qytetit vendosi të votojë kundër zyrtarit të regjimit dhe këtu përfundon ky kapitull.

Lind pyetja, a meriton i gjithë qyteti prej 100 mijë banorëve të arije deri në këtë gjëndje?
Unë ende shpresoj se LSDM-ja do të zgjohet nga kjo gjëndje dhe të filloj të mendoj në mënyrë të arsyeshme.Ndësa sa I përket BDI-së për fatin e tyre të keq,ata kurrë nuk do ndryshojnë,janë kanceri I shoqërisë në Maqedoni.Kur ato futen në qeveri fillojnë ta sëmurin të gjithë qeverinë.
2. Cila është situata në komunë? Ka raste të sulmeve, e fundit ishte një sulm ndaj mësuesve? Çfarë po ndodh? Ka lindur përshtypja se Gostivari nuk është vend I sigurt për jetesë?

Pas zgjedhjeve lokale,filluan presionet e drejtpërdrejta dhe kërcënimet ndaj këshilltarëve në komunë filluan të më pengonin që unë të kisha shumicën në Këshill. Këto presionet dhe kërcënime erdhën nga zyrtarët e lartë të qeverisë.Në fund ajo pati sukses. Kjo shumicë nuk e diskutoi propozim buxhetin, pa asnjë shpjegim. Edhe këshilltarët e BDI-së dhe LSDSM-së, më thanë se nuk është e drejtë ajo se çfarë po bëjnë ata, por kishin presion të tmerrshëm nga “lart”. Unë nuk mund të kuptoj pse ?! Çfarë përfitojnë nga mungesa e buxhetit të Gostivarit?

Por nga analiza jonë, në njësin zgjedhore 6, nga ku prej aty dalin rreth 15 deputet shqiptarë, Aleanca për Shqiptarët ka tre kryetarë komunash dhe në Brvenica jemi partia më e fortë ( në listat e këshilltarëve),duke dominuar në 4 komuna, një total prej 9, në krahasim me BDI, e cila ka vetëm 2 komuna. E gjithë kjo, Ahmetin e acaron dhe sigurisht e shtyne Zaevin që me çdo kusht, të krijoj presion të mundshëm mbi kryetarët e Aleancës për Shqiptarët. Dhe natyrisht, pas presioneve të rënda, u konfiskua autoriteti për emërimin e drejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme në Gostivar.

Më 20 mars, përpara komunës së Gostivarit ka pasur protesta,sepse në mënyrë selektive vetën ASH janë mare kompetencat,e jo për shembull Strugës ku kryetarë Komune është nga BDI.

Kjo bëri që të krijohet një revoltë dhe zemërim të tmershëm mes mësuesve dhe qytatarëve të Gostivarit.
Pastaj vijoi mobingu nga drejtorët e emëruar në drejtim të punonjësve,mësesve, duke kulminuar me organizimin e grupit bandit ,ku të armatosur hynë në gjimnaz në Gostivar dhe sulmuan fizikisht dy pedagogët gjatë orarit të punës,në prezencë të nxënësve.

Kjo është një skandal,që nuk ka rastisur kurrë më parë në Gostivar.

Heshtja është e keqja më e madhe!Heshtje nga mediumet,heshtje nga sindikatat,heshtja e policisë,heshtja e organeve kompetente,më keq akoma heshtja e qeverisëKjo është e pabesueshme të ndodhin kështu incidente në një shkollë vendi i të cilit është kanditat për BE..Unë ju garantojë se në qoftë se sulmuesit e dhunshëm do të ishin nga Aleanca për Shqiptarët ato moti kohë do të ishin pas grilave.Kjo është ajo drejtësia selektive.

Të them të drejtën unë kam frikë se mos ndoshta i dënojnë profesorët e rrahur barbërisht ku nga lëndimet e mara përfunduan në Klinikën Neurologjike në Shkup.Ndërsa agresorët e dhunshëm ti shpërblejnë me ndonjë post shtetror.
A është Gostivari një vend i sigurt, ju vlerësoni vetë kjo është ajo që po ndodh.Pushteti qëndror sillet jashtëzakonisht armiqësore!
3. A ka mundësi që këto presione të ndalojnë,të ndalojnë problemet e shkaktuara nga BDI?

Nuk ka asnjë dyshim se BDI ngadalë e vë SDSM në lojëra të pista, ku lirisht mund të thuhet se LSDM-ja ka filluar ti ngjasojë regjimit VMRO-DPMNE. Dëshiroj dhe shpresoj që LSDSM do filloj të kthjellohet dhe do të fillojë të jetë kritik ndaj sjelljes tij ndaj kryetarit të komunës,i cili është zgjedhur nga zgjedhje të lira dhe demokratike nga qytetarët e një komune që ka afro 100mijë banorë.

4. Çfarë mund të bëni në këtë situatë për qytetin dhe qytetarët?
Unë do të jap gjithcka nga vetja për ta bindur zgjedhjen time si kryetar komune. Nuk ka detyrim më të madh se kur qytetarët e të gjitha etnive t’a besojnë të udhëheqësh të ardhmen e tyre për rjesht 4 vite.Unë dhe stafi im kemi qëllime të sinqerta.Unë jam çdo ditë me qytetarët e mi, shpesh herë i qetësojë,sepse me të drejt shumë prej tyre janë të revoltuar dhe zhgënjyer me BDI-në dhe LSDM-në. Unë nuk kam dyshim se kur ka një qëllim të sinqertë, rezultatet janë të pashmangshme. Në fund, e di se ata që pengojnë do të turpërohen dhe me siguri do të kafshojnë ndërgjegjen e tyre.

5. Ju përmendët se jeni të habitur nga qëndrimi i përfaqësuesve të LSDM-së me të cilët keni qenë së bashku në qeveri, a keni pasur kontakte me pushtetin qëndrorë,për faktin se keni qenë ministër në qeverinë e Zaevit?
Bllokadë totale. Si duket Zaev nuk e sheh fare Gostivarin, shkak për këtë sigurisht është Ahmeti. Koha do të kalojë. Ne do të tregojmë cilësitë tona, në fund të lojës unë jam i bindur se ata do të deklarojnë publikisht se ju vjen keq për padrejtësin që bënë ndaj krytarit të qytetit por dhe vetë qytetit.