Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov sot do të ulet në bankat e të akuzuarve për lëndën Trezor, të prokurorisë publike.

Bashkë me të në akuzë janë të përfshirë edhe ish shefi i kabinetit Toni Jakumovski dhe ish ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stajkoviq dhe ish drejtori o drejtorisë së pestë Goran Grujovski.

Lënda “Trezor” ka të bëjë me krimin ekonomik për keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me furnizimin e pajisjeve elektronike-komunikuese dhe trajnim për shfrytëzimin e tij nga një firmë e Britanisë së Madhe për nevojat e Drejtorisë së Pestë. Këtë rast do ta gjykoj gjykatësja Xheneta Begtoviq.