Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë, Bashkësisë Fetare Islame ka vendosur që duhet t’i paguaj dëmshpërblim rreth 9.349.220 ose rreth 152 mijë euro dëmshpërblim për xhaminë në fshatin Haraçinë në kohën e konfliktit të vitit 2001.

Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Republikës së Maqedonisë për revizionin në procedurën për dëmshpërblim.

Sipas Gjykatës Supreme, në territorin e fshatit Haraçinë, në periudhën nga 22.06.2001 deri në 24.06.2001 ka pasur veprime ushtarake duke gjuajtur me aeroplanë, tanke, dhe granatim masiv ( rreth 10.000 granatime në ditë). Gjatë granatimeve janë dëmtuar xhamitë në fshatin Haraçinë, edhe atë ‘Xhamia e Vjetër’, ‘Xhamia e Epërme’ dhe ‘Xhamia e Re’.