Duke filluar nga dita e nesërme rinisin reshjet intensive në të gjithë vendin. Meteorologët parashikojnë borë në zonat malore dhe shira në zonat e ulëta, madje në disa zona edhe përmbytje. Sipas Institutit të Gjeoshkecave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, zonat më të prekura pritet të jenë Vlora dhe Gjirokastra.

Njoftimi i IGJEUM:

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 16 °C
në vendet e ulëta: 11 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë.