Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje shiu në të gjithë Shqipërinë ndërsa në verilindje të vendit dhe në zonat e larta ato janë kthyer në reshje dëbore.

Sipas mediave vendore, situata është bërë problematike gjatë natës në Rrugën e Kombit, ku dëbora mbuloi shumë shpejt një pjesë të mirë të rrugës, rreth tunelit të Thirrës.

Si pasoj e reshjeve të borës kanë ndodhur disa aksidente për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të mjeteve në rrugë nga rrëshkitjet, por vetëm me dëme materiale.

Sinoptikanët parashikojnë përmirësim të motit sot dhe nesër, ndërsa policia rrugore kërkon kujdes gjatë lëvizjes në rrugë në zonat me reshje shiu dhe dëbore.