Mendoj se janë pjekur kushtet që edhe maqedonasit nga shkolla fillore dhe ajo e mesme duhet të fillojnë të mësojnë gjuhën shqipe, sikurse shqiptarët që mësojnë gjuhën maqedonase edhe maqedonasit duhet ta bëjnë një gjë të tillë, deklaroi Rufi Osmani në një emision në Art Chanel.

Sipas Osmanit, duke mësuar gjuhën shqipe ata do të respektojnë gjuhën tonë, dhe integritetin tonë, ka respekt nëse të dy palët respektohen, s’ka respekt nëse njërës palë i imponohen vlerat kulturore gjuhësore të palës tjetër transmeton medial.