Viti 2017 do të mbahet mend si vit i turbulencave dhe ndryshimeve në skenën politike në Maqedoni, por me shumë tema të lëna hapur edhe pas 365 ditëve zhvillime intensive politike, raporton SHENJA.

Nga protestat e deri te dhuna në institucione, rigrupime politike dhe zgjedhje pa zgjidhje të shumë problemeve që Maqedoninë do ta shoqërojnë edhe për vitin e ardhshëm. Në këtë vit u zgjodh edhe Qeveria e re, por ajo deri në ditën e fundit nuk arriti të kompletohet dhe ndërrimi i moteve e gjen me shumë vende të zbrazëta.