Skuadra e Real Madridit ka fituar në duelin ndaj PSG-së, që u zhvillua në kuadër të raundit të 16’të të Champions Leagues.
Spanjollët fituan me rezultatin 3-1 ndaj parisienëve.
Cristiano Ronaldo (2) dhe Marcelo shënuan për skuadrën e Real Madridit, ndërsa Rabiot për PSG.
Real Madrid dhe PSG do të ndeshen me 6 mars në ndeshjen e kthimit në Parc de Princes.