Qeveria është dakord që të hapet hetim ndërkombëtar për rastin “Lagja e Trimave”. Kryeministri Zoran Zaev thotë se është informuar bashkësia ndërkombëtare dhe se po kërkohen mënyra për zbatim të hetimit ndërkombëtar për rrethanat e paqartësuara të lidhura me ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015.

“Hap që deri tani është bërë është informimi i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të mendojnë në variantet se si kjo do të realizohej. Ne nuk dëshirojmë që të ketë dilema për punë të paqarta të cilat janë në interes për qytetarët. Ky rast edhe atë se si është në interes të qytetarëve. Besoj se do t’i gjejmë mënyrat me bashkësinë ndërkombëtare se si të formohet hetim ndërkombëtar për këtë rast”, deklaroi Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Gjykata Penale, siç tanimë publikoi MIA, më 2 nëntor shqiptoi tetë dënime me burg të përjetshëm dhe 26 shumëvjeçare për të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave”, ndërsa katër u liruan nga aktakuzat.