Një polic i cili e ka siguruar zyrat e BE-së në Shkup, mbrëmë është lënduar me gurë nga një person i cili ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga Kongresi Botëror Maqedonas dhe Bashkësitë maqedonase në Evropë. Tek një person janë gjetur koktej molotovi, ndërsa janë djegur edhe flamuj të Greqisë dhe të Shqipërisë.
Siç kumtuan nga MPB-ja, gjatë protestës së djeshme, nga ana e disa personave është gjuajtur me gurë drejt ndërtesës së BE Info Qendrës, me çrast është lënduar një pjesëtar i policisë.

Gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve, në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup janë gjetur pesë shishe me lëndë djegëse, ndërsa në lidhje me ngjarjen është arrestuar K.G. (24) nga Shkupi. Pas bisedës së kryer. K.G. është mbajtur në stacionin policor. Gjatë protestës, para Kuvendit, nga ana e disa personave të panjohur janë djegur flamuj të Republikës së Greqisë dhe të Republikës së Shqipërisë.