Dy persona janë arrestuar me disa kilogram drogë të shtunën në Lugano, ndërsa po udhëtonin për në Itali.Ata u arrestuan të shtunën në mbrëmje në dalje nga Lugano derisa po udhëtonin drejt Ponte Tresës (I). “Rojet e kufirit gjetën pesë kilogram dorgë (heroinë) të fshehur në automjetin e tyre,” i kanë thënë Presheva Jonë, burime brenda policisë kantonale.Sipas të njejtit burim, mësohet se njëri nga të arrestuarit është shiptar 37-vjeçar nga Kosova, e tjetri 29-vjeçar nga Shqipëria. Të dy u arrestuan për shkelje të ligjit federal të drogës, prokurorisë, policisë kantonale dhe rojeve kufitare.