Ngjarjet e Elbasanit dhe goditja e makinës së nëndrejtorit të policisë së këtij rrethi është në fokus të debateve sonte në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Duke folur për goditjen e makinës së efektivëvë nga një blind, gazetari Artan Hoxha ka debatuar me Idajet Faskaj, Dr. i Hetimit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit.

Faskaj: Policia nuk ka frikë që të përballet me krimin. Ne po themi sikur ata janë më trimat.

Hoxha: Të shqetëson fakti që këta edhe sot e kësaj dite nuk e kanë ende personin që ka bërë atë gjest?

Faskaj: Kush të tha të që nuk e kanë?

Hoxha: Po nuk ka pra. Nuk keni asnjë provë.

Faskaj: Po e keni gabim. E di që gazetarët merrni përsipër shumë gjera dhe helmoni dhe njerëzit. Po ta them unë që ka shumë ngjarje të renda kriminale që policia i di se kush i ka bërë. Por ka një problem…

Hoxha: Po si ta zgjidhim këtë po them unë?

Faskaj: Quhet një fazë që nuk nga dokumentimi operativ që ti e ke të dhënën të sigurte dhe je futur në të dhenat e personit, por nuk ke prova ligjore.

Hoxha: Po po të kishin hyrë policët aty menjëherë, a do ta gjenit atë do ta kishin kapur në flagrancë?

Faskaj: Po helmoni njerëz? Prit o prit se po helmoni njerëz?

Hoxha: Aty po vriten njerëz, ti po thua i helmoj unë.

Faskaj: Ne e dimë kush është autori.

Hoxha: O të lumtë goja.