Një person humbi jetën dhe 22 të tjerë u plagosën, pas përplasjes së dy trenave udhëtarësh, në një kryqëzim shinash, në një stacion treni në Austri, njoftuan forcat e shpëtimit.

Përplasja, shkaku i të cilës nuk dihet ende, ndodhi pak para orës lokale 13:00 (12:00 GMT) në stacionin e trenit të Niklasdorf duke përfshirë një tren linje me destinacion Gjermaninë si dhe një tren rajonal.

Tetë persona u plagosën në fund të dhjetorit pas daljes nga shinat të një treni në Vjenë.