Pas shumë problemeve me energji, dhe punës disa-orëshe, flamuri i Kosovës është vendosur “Te Rrethi” në Prishtinë.

Sekretari i MAP-it, Arton Berisha tha që ata po e vendosin flamurin e Kosovës me urdhrin e kryeministrit Haradinaj.
Mirëpo këtë vendim e kundërshtuan dhjetëra qytetarë të cilët dolën te rrethi.
Kjo pas një iniciative në rrjetet sociale për vendosjen e flamurit shtetëror të cilës iu bashkëngjitën edhe shumë qytetarë.
Haradinaj ka thënë se është festa e pavarësisë dhe si rezultat flamuri shtetëror duhet të valojë.