Shkëmb Iseini, vëllai i kandidatit të RDK-së për Gostivar, Shpat Iseini i ka shkruar një letër publike kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi, duke kërkuar sqarime nga ai.

Ja letra e plotë që atakon Memedin:

Mbrëmë në emisionin Click Plus në TV21 ishte “fenomeni VM” i cili tha që është shumë realist, e unë i kam disa fjalë për të:

VM sonte the që je realist, por harrove që e mashtrove vëllaun tim dhe gjith neve që ta shfrytëzosh emrin e babait tim për ti arritur qëllimet e tua, bile shkove aq larg sa që u mundove ta njollosësh kontributin kombëtar dhe emrin e dëshmorëve të 9 korrikut 1997.

Ti VM pasi që qenke aq realist dil dhe shpjego se pse i ike ballafaqimit me mua dhe familjen time në momentin kur të kërkova llogari për tentimin tënd për ta njollosur emrin e babait tim dhe familjes time?!

Ti VM u mundove të më akuzosh sikur dikush qëndron pas kokës dhe qëndrimeve të mia, vetëm që të arrish ato qëllimet e tua që tashmë i kuptoj edhe unë, që të doli huq pjesërisht tentimi yt për manipulime.

Nëse ti VM mendon që gjithmonë do hedhësh mjegull në opinion vetëm që ti arrish qëllimet e tua dhe atyre që u shërben ti, e ke shum gabim, sepse koha jote dhe e sojit tënd është në shkatërim, e unë shpresoj dhe besoj që sa më shpejt të ketë zgjedhje e të shohim gjith skenarin tënd që e ke pregaditur për t’iu bashkangjitur partisë tënde mëmë. Jam i sigurtë se edhe atëherë do gjejsh një mënyrë perfekte për ti mashtruar apo manipuluar ata shum pak antarë “veren do smrt” që të kan mbet, e që janë më pak se 30 vetë.

Dil o VM burri dhe ballafaqohu me mua dhe familjen time e të shohim se kush qenka realisti e kush qenka matrapazi e gënjeshtari në rastin tonë.

…fundja edhe gjith politikanët janë të njejtë…”, ka shkruar Shkëmb Iseini..