Zinedine Zidane tani rrezikon largimin nga detyra pas humbjes nga Leganes në Copa del Rey.

Zizu është në rrezik të shkarkimit nga posti i trajnerit të Real Madridit.

“Marca” shkruan se trajneri francez tani rrezikon largimin nga detyra pas humbjes nga Leganes në Copa del Rey.

Madje, Zidane pas ndeshjes ka pranuar se ndeshjet me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve mund të jenë përcaktuese për fatin e tij.

“Po, jam i vetëdijshëm”, u shpreh shkurt Zidane. Në rast të eliminimit nga Liga e Kampionëve , Zidane mund të shkarkohet si trajner i Real Madridit.