Edhe një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit e shkollave fillore të vendit përballen me mungesën e teksteve shkollore. Ato pak libra që kanë mbërri në duart e nxënësve janë me dëmtime të mëdha. Prindërit ankohen se disa prej librave që shkolla ua ka dhënë nxënësve kanë mungesë të fletëve që e vështirëson procesin mësimor.

Vajza ende nuk i ka marë librat, ja kaluan një muaj dhe ja ende librat sja kanë dhënë. Për ndryshe edhe ata libra që i ka pasur kanë qenë tepër të dëmtuar. 3:30 Gjithë kohës na thonë do t’i merni do t’i merni librat dhe ne po presim. 3:46 Ka libra të cilëve iu mungojnë shmë fleta dhe që janë shumë të dëmtuara”.

Deri tash nipi nuk i ka marrë librat për shkak të mungesës dhe ka mbetur që të furnizohet në mënyrë tjetër. Dmth më vonë do t’i merr se nuk i ka marr të gjitha libra- ankohen prindërit e nxënsëve.

Njëra nga shkollat e cila përballet me këtë problem është “Petar Zdravkovski Penko” në Shkup. Drejtuesit e saj thonë se kanë bërë kërkesë deri në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për furnizim me libra por deri më tani nuk kanë pasur përgjigje. Nga ana tjetër paralajmërojnë dënime për prindërit të cilët i lejojnë që fëmijët t’i dorëzojnë librat në shkollë me dëmtime të mëdha.

Cdo vit ndodh e njejta, cdo vit kemi probleme me librat, cdo vit kemi problem me librat e dëmtuara. Prindërit ankohen mirëpo ka edhe prind të cilët nuk i kontrollojnë fëmijët e vet se sa i kanë dëmtuar po të njejtat libra…..Ne kemi dërguar deri te ministria e Arsimit numër të saktë të librave të cilat na mungojnë shkaku i dëmtimit dhe i rritjes së numrit të nxënësve, mirëpo ende nuk i kemi marë komplet ata libra të cilat na duhen- deklaroi pedagogja Mukades Daci.

Alsat tentoi të kontaktoj ministrinë e Arsimit dhe Shkencës lidhur me këtë problem, por përgjegjësit për kontakt me mediat nuk u përgjigjën as në pyetjet e dërguara në post elektronike. Derisa nga ky dikaster shprehin neglizhenc mbi këtë cështje, nxënësit vazhdojnë që gjysmën e orëve mësimore t’i mbajnë pa librat adekuat përpara vetes.