Moti sot në vend parashikohet të jetë me diell dhe në orët e pasdites i shoqëruar me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3 deri në 12 gradë, ndërsa ato të ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetëmoti i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperaturat do të lëvizin prej 7 deri në 23 gradë Celsius.