Moti i vranët dhe me shi do të vazhdojë edhe sot në mbarë Maqedoninë.

“Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit edhe sot do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu të cilat në shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore ku pritet të bjerë 40 litra në metër katror. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesish nga drejtimi juglindor. Nesër reshjet do të jenë më mesatare dhe kryesisht nga pjesët lindore, ndërsa të dielën të dobëta dhe lokale. Nga e hëna pritet ftohje më e dukshme me reshje shiu dhe bore të përcjella me erë të fuqishme veriore”, kumtoi DPHM.

Temperaturë më e ulët e mëngjesit sot është matur në Mavrovë, tre gradë, ndërsa më e lartë prej 11 gradëve në Dojran, Gjevgjeli dhe Demir Kapi. Në Shkup sot në mëngjes janë matur nëntë gradë Clesius.