Mjegulla e dendur në luginën e Shkupit tani për tani e pengon qarkullimin ajror, rrugor dhe hekurudhor.

Nga mëngjesi janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parashikuara nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” me përjashtim të fluturimit turk “Turkish erlajns”, i cili sikur edhe dje është anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit, tregon ueb faqja e aeroportit të Shkupit.

Sipas informacioneve të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM), për shkak të mjegullës dukshmëria në aksin rrugor Shkup – Katllanovë sot në mëngjes është ulur në 50 deri në 100 metra. Komunikacioni urban dhe ndërurban në kryeqytet, si dhe transporti ndërurban, tash për tash zhvillohen pa pengesa me vonesë të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi se sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell, nëpër lugina me paraqitje të mjegullës, e sidomos mjegull të dendur do të ketë në luginën e Shkupit.