Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit me shumicë votash votoi “për” heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve për të cilët gjykata kërkon paraburgim për ngjarjet e 27 prillit. Raporti i këtij organi i është drejtuar kreut të Kuvendit Talat Xhaferi nga i cili pritet caktimi i seancës plenare me të njëjtën pikë.

Në 27 prill, një numër i madh i kolegëve tanë u lënduan dhe u mbajtën peng, gjë që është në përplasje me të gjitha principet njerëzore dhe morale por edhe me ligjet pozitive të vendit tonë. Situate është shumë e qartë. Faktet janë evidente dhe argumentet janë më të mëdha se të gjithë ne. as ata vetë nuk kanë qenë të vetëdijshëm se në çfarë loje janë vendosur dhe çfarë mund të kishte ndodhur. Por kam parë që edhe ata nuk do t’i falin ata që u kanë dhënë urdhër të bëjnë diçka për të cilën do të turpërohen dhe do të pendohen gjatë gjithë jetës së tyre- tha Aleksandër Kiracovski, deputet i LSDM-së.

Në seancën e Komisionin kompetent për imunitetin e deputetëve nuk morën pjesë katër deputetët e opozitës, në mesin e të cilave janë edhe dy deputetët e dyshuar për dhunën në Kuvend.

Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit

Pavlle Bogoevski – kryetar i Komisionit

POZITA:

Mirosllav Jovanoviq

Aleksandar Kiracovski

Sashko Kostov

Agim Shaqiri

OPOZITA:

Trajko Veljanovski

Johan Tarçullovski

Kërsto Mukovski

Boris Zmejkovski

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe partive në koalicion kundërshtojnë vendimin e Komisionit duke thënë që LSDM-ja amnistoi dhe legjitimoi shkeljen Kushtetutës dhe Rregullores.

Seanca e sotme e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit është seancë partiake e LSDM-së e cila nuk tregoi dinjitet për të qenë në nivelin e detyrës që e ka dhe kjo është për të mbrojtur Kushtetutën dhe rendin kushtetues të vendit. Vendimi i sotëm nuk bazohet në fakte dhe argumente, por bazohet në dëshirën e pastër të LSDM-së për revanshizëm politik ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, por edhe ndaj shumë qytetarëve të cilët treguan mirësinë dhe vetëdijen personale të shprehen hapur kundër politikave të LSDM-së. Mesazhi që LSDM-ja përcolli sot është se nuk dëshiron të ekzistojë opozitë, as në Kuvend, as jashtë tij- thuhet nga Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, seanca ku do të miratohet ose hidhet poshtë kërkesa për paraburgimin e gjashtë deputetëve të koalicionit parlamentar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, pritet të mbahet nesër. Gjegjësisht, në bazë të raportit të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditësh nga pranimi i kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën.

Neni 54 i Rregullores së Kuvendit

Në bazë të raportit të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditësh nga pranimi i kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën.

Debati mund të përfundojë me sjelljen e vendimit për marrjen e mandatit të deputetit ose me vendim se nuk ka elemente për marrjen e mandatit të deputetit.

Neni 59

Me propozim të Komisionit për çështjen e rregullores, mandatit dhe imunitetit, për marrjen e mandatit të deputetit, Kuvendi zhvillon debat në seancën e parë të radhës.

Debati mund të përfundojë me sjelljen e vendimit për marrjen e mandatit të deputetit ose me vendim se nuk ka elemente për marrjen e mandatit të deputetit. Gjashtë deputetët e dyshuar kanë të drejtë të marrin pjesë edhe në seancën plenare ku do të vendoset fati i tyre.

Kërsto Mukovski

Johan Tarçullovski

Luben Arnaudov

Sasho Vasilevski

Lupço Dimovski

Zhaklina Peshevska