Messi, më së shumti gola nga gjuajtja e lirë në histori të Spanjës.
20 gjuajtje të lira ka shënuar Leo Messi duke lënë prapa Cristiano Ronaldon me 19 dhe duke u bërë futbollisti i parë në 25 vitet e fundit që realizon më së shumti gola nga goditjet e dënimit, raporton La Liga.
Messi shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë kundër Alaves, duke shpëtuar Barcelonën – pasi doli të jetë gol i tre pikëve në fitoren e vështirë 2:1 në Camp Nou.
Me këtë fitore, Barcelona e Ernesto Valverdes ka barazuar rekordin e Barcelonës së Pep Guardiolas prej 21 ndeshjeve pa humbje në kampionat.