Gazetari njohur nga Tirana Marin Mema,nëpërmjet një statusi në rrjetin social Fejsbuk,i është drejtuar Presidentit grek, Prokopis Pavlopulos.Mema në letrën e tij i kundërpegjigjet presidentit grek,duke i thënë se me deklarata jo diplomatike nuk na tremb,pasi tek ne,ketë kërcënime nuk pijnë uji.Reagimi i gazetarit vjen pasi ditë më parë,Presidenti i Greqisë,Prokopis Pavlopulos tha se shqiptarët le ta mbyllin gojën pas kësaj marrveshje dhe mos kujtojnë çështhjen çcame.
Lexohjeni të plotë postimin e gazetarit Marin Mema.

I nderuar zoti President i Republikës Greke Prokopis Pavlopulos ju kërkuat sërisht me tone aspak diplomatike që shqiptarët të mbyllin gojën, por kjo nuk ka për të ndodhur !! Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë asgjë që nuk na takon !! Historinë nuk e kemi rrëmbyer dhe as do ta rrëmbejmë !! Nuk duam ekstreme dhe aq më pak kuptojmë ekstremët folklorikë qe mbyllin shkollat shqiptare në Kretë !! Ju lutem zoti President behuni europianë , lërini kërcënimet sepse ju garantoj nuk pijnë ujë tek ne !!

Ju flisni me shpoti e kërcënoni një vend fqinj, por harroni se ky vend nuk ka frikë nga gazetarët siç keni ju !! Ne jemi të hapur sepse s’kemi asgjë për të fshehur e aq më pak për të pasur frikë, e për më tepër ju siguroj nuk do të pranojmë askënd cilido qoftë ai të falë atë që nuk falet !! Ju zoti President keni frikë nga e vërteta e kjo nuk është europiane !!! Tani vendosni kush janë europianët dhe frikacakët e vërtetë zoti President ?! Ne sigurisht jo, ju gjeni vetveten !!

Marin Mema ,ështe shpallur person i padëshiruar nga autoritetet greke,pasi ky i fundit ka në mënyre të fshehtë ka xhiruar në disa vendbanibe të Çamërise dhe ka sjell një reportazh të kësaj historie të pambyllur midis Shqipëris dhe Greqisë./Klik.mk