OJQ “Sovest” nga Ohri ka kërkuar që të ndërpriten punimet për restaurimin e xhamisë së Ali Pashës në këtë qytet, pasi që, sipas tyre, kjo xhami është ngritur mbi themelet e një kishe, shkruan Fakte. Sipas “Sovest” nëse bëhet restaurim i objektit, ai do duhej të pasqyrojë jo ndërtimin e shekullit 16-të, dmth xhaminë, por dy mijë vite më prapa duke paraqitur kishën.

Mihail Trendafilof nga shoqata e lartëpërmendur ka thënë se ata tanimë kanë ngritur padi penale për më tepër persona dhe institucione për punimet në këtë objekt.

Ndryshe, në shumë qytete të Maqedonisë, ku sot shumica e banorëve janë maqedonas, që nga viti 2001 objektet fetare muslimane janë djegur dhe shkatërruar dhe nuk lejohet rindërtimi apo restaurimi i tyre. Ndërkohë që, që në çdo cep ngriten kisha të reja dhe kryqe gjigante.