Lionel Messi ka tri oferta nëse vendos të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.
Kontrata e Messit skadon në fund të sezonit sipas medieve edhe pse te Barcelona këmbëngulin që ai ka nënshkruar.

Eksperti i futbollit spanjoll Eduardo Idana ka zbuluar që argjentinasi ka pasur oferta në tavolinë nga Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint Germain.

“Disa muaj më parë Messi nuk ishte i kënaqur dhe ishte duke menduar seriozisht që të largohej drejt Kinës para Kampionatit Botëror”.
“Pavarësisht kësaj, qëllimi i tij ishte që të qëndrojë, megjithëse ai kishte tri oferta në rast se vendos të largohet nga skuadra e Barcelonës”.

“City, Chelsea dhe Paris Saint Germain. e duan të gjithë”, ka thënë Inda.

Lionel Messi ka nisur në formë të shkëlqyer sezonin 2017/18 duke shënuar 12 gola brenda 11 paraqitjeve në La Liga.