Lëvizja Besa në Shkup (krahu i Bilall Kasamit), sot para mediave publikoi vendimi e Gjykatës Themelore Shkupi 2, në të cilën është refuzuar ankesa për shkarkimin e kryetarit të Lëzisjes Besa, Bilall Kasami dhe vendosja e Nexhbedin Karemanit si kryetar i përkohshme i kësaj partie.

Nga Lëvizja Besa u bëjnë thirrje të gjithë atyre anëtarëve, që sipas tyre, mund të jenë të manipuluar dhe të hutuar nga dezinformatat në opinion të kyçen në strukturat e partisë të cilat janë në formim e sipër në prag të mbajtjes së Kongresit te partisë, i cili do të mbahet me 24 Shkurt ne Shkup.

“Sot para juve publikojmë vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2,ku është refuzuar kërkesa e një grupi të pa kënaqur për të ndryshuar kryetarin e partisë me metoda jo demokratike,duke shkelur gjitha procedurat statutore deh mbi të gjitha duke manipuluar opinionin se ata përfaqësojnë shumicën e Këshillit Qendror të partisë gjë që edhe me këtë vendim u vertetua si e pa vertetë – deklaroi Abdush Demiri, Lëvizja Besa.