Bota e futbollit është tronditur mëngjesin e sotëm, pasi është mësuar lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Kombëtares së Ganës dhe Ajaxit të Amsterdamit, Abubakari Yakubo.
36 vjeçari ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij që ndodhej në Tema të Ganës. Ende nuk dihet shkaqet e largimit nga jeta të futbollistit në moshë të re.
Kujtojmë që, Abubakari Yakubo ka qenë pjesë edhe e ekipit të Vitesse-s në Europë.