Është shtyrë me një orë seanca e parlamentit rajonal të Katalonisë.

Me mijëra njerëz kanë dalë në shesh për të mbrojtur parlamentin. Sipas mediave të huaja, shtyrja është bërë pasi kryesia po zhvillon një mbledhje. Ndërkohë policia katalanase po mbron parlamentin rajonal.

Janë përhapur spekulime se Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont mund ta shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme, pas referendumit të kontestuar.
Më herët Franca dhe Gjermania janë shprehur haptas se e përkrahin një Spanjë të bashkuar, ndërsa Madridi ka vazhduar të ushtrojë presion të madh mbi Puigdemont për të hequr dorë nga planet për ndarje nga Spanja.