Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) gjatë 2001 në Maqedoni, Jetulla Qarri – Guri ka ndërruar jetë. Ai ishte një nga komandantët e mirënjohur të UÇK-së në kuadër të brigadës 113 “Ismet Jashari – Komandant Kumanova” në rajonin e Likovës dhe Kumanovës, informon INA.

Komandant Guri njihet për luftimet e tij të ashpra dhe mbrojtjen e pozicioneve në Sllupçan dhe zonën përreth. Komandanti nga Lipjani i Kosovës iu bashkua në vitin 2001 radhëve të UÇK-së për të ndihmuar luftën.

OVL UÇK dega Lipjan i ka shprehur ngushëllime familjes Qarri për vdekjen e Komandantit.

“Komandant pusho i qetë në tokën e Kosovës, që i fale mundin, djersën dhe gjithçka tjetër!

Çdo takim e bisedë me Ty, do ta ruaj si testament jetësor prej një burri atdhetar e shqiptari t‘madh!”, thuhet në mesazhet e ngushëllimit. Ai ishte edhe komandant i luftërave të UÇK-së në Kosovë dhe UÇPMB-së në Luginë.