Në Maqedoni sipas të dhënave statistikore në fund të vitit 2016 numri i banorëve ka arritur 2.073.702. Më e përfaqësuar është popullata e re riprodhuese, 16,6 për qind janë fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, dhe 13.1 për qind janë të rritur mbi moshën 65 vjeçare.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se 2.144 persona janë shpërngulur nga Maqedonia, ndërsa 8.887 i kanë ndryshuar vendin dhe adresën e banimit.

Gjatë vitit 2016, gjithsej kanë lindur 23.199 fëmijë, nga të cilët 23.002 fëmijë të lindur të gjallë dhe 197 fëmijë të lindur të vdekur. Sipas moshës së nënës, pjesëmarrje më të madhe, respektivisht 34,1 për qind janë fëmijë të lindur gjallë nga nëna të moshës mes 25 dhe 29 vjeçare.

Vlera e shkallës totale të fertilitetit në vitin 2016 ka qenë 1.50 fëmijë të lindur gjallë të një gruaje.

Nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se numri më i madh i fëmijëve të lindur gjallë, 88 për qind kanë lindur në martesë dhe se zvogëlimi i fertilitetit është rezultat i anulimit të hyrjes në martesë në moshë më të madhe .

Në vitin 2016 janë lidhur 13.199 martesa, ndërsa numri i divorceve është 1.985. Mosha mesatare gjatë lidhjes së martesës është 26,5 vite për nusen dhe 29,3 për dhëndrin.

Numri i personave të vdekur në vitin 2016 arrin 20.421 persona të vdekur, ndërsa mosha mesatare tek burrat arrin 70,3 vite, ndërsa tek gratë 74,4 vite. Shkaqet më të shpeshta për vdekjen në Maqedoni kanë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, që kapin 53,3 për qind, pastaj neoplazmat me 19 për qind, endokrinët, nutritivët dhe sëmundjet metabolike me 5,5 për qind.

Si rezultat i zvogëlimit të shkallës së natalitetit dhe të rritjes së shkallës së mortalitetit të përgjithshëm, shkalla e rritjes natyrore arrin 1,2 për qind (në një mijë banorë) në vitin 2016.

Burime të të dhënave për popullatën janë regjistrimet e popullatës të zbatuara në vitet 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994 dhe në vitin 2002.