Për rekonstruim të qeverisë ka nisur të flitet që kur ministri i shëndetësisë Arben Taravari vendosi që të kandidohet për kryetar komune në Gostivar, funksion të cilin tashmë e ka fituar. Kështu që një vend bosh në përbërjen qeveritare hapi temën edhe për ndryshime në qeveri.

Por ajo vazhdon të jetë e njejtë që nga shtatori. Pritej që të mbarojnë zgjedhjet lokale por më shumë se dy muaj kanë kaluar nga mbarimi i zgjedhjeve dhe plotësim të vendeve vakante nuk ka por ka shumë informacione për rekonstruim të qeverisë. Këshyu për shembull, LSDM do e merr shëndetësinë ndërsa ASH e Ziadin Selës do e merr një zv.kryeministër dhe një ministër pa resor.

Burime partiake për Zhurnal.mk flasin se gjithë puna në lidhje me përbërjen e qeverisë nuk do të mbarojnë derisa nuk vendosen organet komunale. Shkak për këtë thonë është se nuk mund të realizohet matematika e BDI dhe LSDM deri në fund. Praktikisht bëhet fjalë për kryetarët e këshillave në disa komuna.

Për cilat komuna bëhet fjalë?

Në Tetovë, BDI i ka premtuar PDSH se do të merr kryetarin e këshillit të komunës. Ai shërbim i jepet PDSH si përkrahje që kjo e fundit i ka dhënë BDI për kryetarin e komunës.

Për cfarë bëhet fjalë?

Adnan Bilalli nga PDSH është zgjedhur joligjërisht si kryetar këshilli në këshillin e komunës së Tetovës, bëjnë të ditur nga atje. Administrata komunale bën të ditur se ai është zgjedhur joligjërisht dhe nuk është në pajtim me nenin 47 qëndrimi 2 nga ligji për vetqeverisje lokale dhe neni 19 qënrimi 1 nga rregullorja e punës së këshillit të komunës së Tetovës.

Për këtë shkak komuna ende nuk ka zgjedhur kryetar të këshillit, theksojnë kështu në kumtesë.

Bilalli ishte zgjedhur nga ana e 15 prej 30 këshilltarëve e më pas menjëherë përfaqësues të ASH dhe Besës kanë reaguar lidhur me këtë zgjedhje jolegjitime. Në seancën e dytë të këshillit kanë votuar 8 këshilltarë të BDI, 3 nga PDSH, 3 nga LSDM dhe 1 nga PDT. Katër këshilltarë të ASH dhe pesë nga Besa kanë votuar kundër dhe kanë reaguar për zgjedhjen e Bilallit.

“Reagojmë për atë se nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të këshilltarëve për zgjedhjen e kryetarit të këshillit, sepse sipas nenit 19 nga rregullorja e punës së këshillit për të zgjedhur kryetarin e këshillit duhet të ketë shumicë, votuan 15 këshilltarë nga 31 prej tyre dhe ajo nuk është 50% dhe një plus. Sot madje kishim 30 këshilltarë që nuk është i mjaftueshëm, duhej të zgjidhet me 15+1”, ka thënë Arif Selami.

Bilalli ka thënë se mënyra e zgjedhjes ishte ligjore, ai ka sqaruar se një këshilltar i Besës nuk i është verifikuar mandati e për atë ai është zgjedhur me 15 vota.

“Procedura ishte sipas ligjit për vetqeverisje lokale dhe statusi i komunës dhe regullorja e punës së këshillit të komunës së Tetovës, një këshilltari nuk i është verifikuar mandati dhe sipas saj kryetari i këshillit zgjidhet me 15 vota, kordinimi me grupin e këshilltarëve ishte shkak që mbledhja të thirret pas një muaji. Secila parti ka dëshirën e saj por pres që shpejtë të shkojë dhe të formohen komisionet e të votohet buxheti”, ka thënë Bilalli.

Pesë këshilltarë të VMRO menjëherë pas zgjedhjes së komisionit për zgjedhje dhe emërime kanë lëshuar seancën dhe nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjen e kryetarit të këshillit.

Përbërja e këshillit të komunës së Tetovës është si në vijim: BDI 9, Besa 6, ASH 4, VMRO 4, LSDM 3 dhe PDT 1. Marrëveshja në këtë rast është mes LSDM, BDI dhe PDSH.

Komuna tjetër është ajo e Gostivarit, kryetar i këshillit të komunës është nga BDI por me këtë vendim nuk e njeh Arben Taravari dhe vendimi është hedhur poshtë e nuk ka për momentin kryetar këshilli.

Po cila është përbërja e këshillit të komunës së Gostivarit? VMRO 4, LSDM 4, ASH 7, Besa 2, BDI 9, RDK 2 dhe dy partitë turke kanë 3 këshilltarë.

Struga gjithashtu bën probleme dhe nuk ka kryetar të këshillit, atje grupimi i forcave është kështu: ASH 8, LSDM 7, BDI 6, VMRO 4, Besa 2. Në njërën anë është BDI e LSDM ndërsa në anën tjetër Besa, ASH dhe VMRO.

Në Çair, BDI ka premtuar se kryetar këshilli do ketë LSDM por atje matematika del se BDI ka 9 vende, ASH 2, VMRO 4, LSDM 4, Besa 8. Marrëveshja mes LSDM dhe BDI është se ato kanë 13 vota e në anën tjetër janë 14 vota. Edhe këtu duhet të ketë pazar tjetër.

Nga këtu burime partiake theksojnë se nëse nuk zgjidhen këto punë në nivel lokal nuk do ketë zgjidhje as në nivelin qendrorë.