Barcelona mposhti me rezultatin 1-0 Real Sociedad në “Camp Nou” dhe e mbyll kampionatin me 93 pikë, por pa mundur të vendosë rekordin si të pamposhtur gjatë një sezoni. Valverde preferoi të linte në stol yllin Leo Messi, që duket se po mendon më shumë për Kupën e Botës dhe në fushë aktivizoi disa lojtarë të rinj për t’u dhënë më tepër besim. Barcelona kishte përgatitur një koreografi të shkëlqyer për Andres Iniesta, i cili luajti ndeshjen e fundit me ekipin ku u rrit.

45’ minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat. Barcelona shansin më të mirë për të kaluar në avantazh e ka pas 25’ minutash lojë me anë të Ivan Rakitic, i cili gabon fatalisht pas një topi të shkëlqyer nga Ousmane Dembele. 3’ minuta më vonë Suarez e ndal vetëm shtylla. Miqtë përgjigjen me Mikel Oyarzabal, i cili pasi e merr bukur topin provon me një gjuajtje të fuqishme, por nuk gjen këndin e duhur (30’). Ai duhet të kishte shënuar!

Pjesa e dytë nis me katalanasit në sulm, që nuk pajtohen me barazimin dhe shpërblehen në minutën e 57’. Një pjesë e mrekullueshme e aftësive të tij! Philippe Coutinho shënon me një veprim madhështor. Ai driblon mbrojtësit kundërshtarë, godet topin nga një distancë e konsiderueshme dhe sfera shkon në vendin e duhur. Portieri u zhyt për të ndalur topin, por nuk i arriti dot. Në avantazh luan më mirë dhe i afrohet sërish golit me Denis Suarez që nuk heziton të gjuajë nga brenda zonës pas një kalimi të pastër nga Lionel Messi, por nuk është i saktë. Argjentiasni provon kuadratin, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe Miguel Angel Moya bën një shpëtim të rehatshëm (77’). Miqtë kanë një mundësi të mirë me Da Silva dy minuta para fundit, por Ter Stegen reagon mirë duke e ruajtur të paprekur portën dhe ndeshja mbyllet me fitoren minimal 1-0 të kampionëve.