Policia italiane ka identifikuar shqiptarin 39-vjeçar i qëlluar për vdekje një natë më parë në qytetin e Torinos.

Ai quhet Shpëtim Frashëri, i thirur shkurt Çimi, dhe është qëlluar me armë zjarri nga dy persona rreth orës 3.15 minuta të së dielës 22 tetor, përballë lokalit “Chic Bar” në lagjen Pozzo Strada të Torinos.

Viktima Frashëri nuk ishte me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali.

Hetimet e para të policisë italiane kanë zbardhur se vrasësit kanë pasur si qëllim pikërisht vrasjen e viktimës pasi pas plumbit të parë të marrë në gjoks, Shpëtim Frashëri ka tentuar të largohet por është ndjekur nga killerat për rreth 150 metra duke marrë dy plumba të tjerë në trup.