Një 53-vjeçar me banim në lagjen ‘Zinxhira’ në Gjirokastër, pasi i ka vënë flakën shtëpisë, është vetëvarur pranë një përroi.

Burime nga policia lokale thanë viktima është A.V., 53 vjeç. Ai është gjendur i vetëvarur nga policia në lagjen ‘Manalat’, pas njoftimit të banorëve.

Ngjarja

Te banesa e përshirë nga flakët shkuan forcat zjarrfikëse që ndërhynë duke shuar zjarrin. Ndërkohë, policia që është njoftuar për zjarrin ka vazhduar të kërkojë personin që dyshohej si zjarrvënës.

Autori është gjendur i vetëvarur në përroin e Manalatit dhe më pas trupi është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Sipas fqinjëve, viktima vuante nga depresioni ndërsa gruaja e tij ndodhet në Greqi me një sëmundje të rëndë.