Grupi i pakënaqur i udhëhequr nga Nexhbedin Kahremani sipas burimeve jo zyrtare është duke kalkuluar për tu bashkangjitur me PDSH-në e Menduh Thacit.

Sipas zërave, këtyre ditëve në një Hotel pronë e Sadi Bexhetit ka takime intensive mes krahut të Kahremanit dhe PDSH-së së Menduh Thacit.

Lajmi që qarkulloi në mediat e PDSH-së se Lëvizja BESA është në koalicion me BDI-në dhe LSDM-në është një shpekulim nga grupi i Kahremanit për të krijuar huti në opinion dhe për të mbuluar bashkëpunimin e mundshëm me PDSH-në.

Nexhbedin Kahremani është i afërt i Sadi Bexhetit dhe ky lloj bashkëpunimi ka filluar nga te dy si një rikthim i mundshëm i PDSH-së.

Si duket kalkulimet për përçarjen e Lëvizjes Besa kanë filluar prej në zgjedhjet lokale, e vecanerisht kur në konventën promovuese të PDSH-së ishte prezenet edhe Adnan Ismaili si mysafir special i Menduh Thacit i cili në prani të anëtarëve të PDSH-së i thurri lavde Ismailit i cili në opinion njihet si prapaskena e gjitha zhvillimeve në Lëvizjen Besa.

Sipas po të njejtave burime, me bashkëpunimin mes Krahut të Kahremanit me PDSH-në, nuk pajtohet Zejd Rexhepi i cili është duke e kundershtuar marrëveshjen për koalicionim të mundshëm me PDSH-në pasi sipas zërave për Rexhepin nuk do të ketë hapsirë nga Menduh Thaci për pozicionim brenda organeve partiake.

Sipas burimeve jozyrtare Afrim Gashi do të jetë Sekretar ndërkaq Zeqirja Ibrahimi do të merr pozicionin e Nënkryetarit të PDSH-së ndërsa mbetet e paqartë pozicionimi i Arben Labenishtit dhe Shaban Zendelit të cilët ishin edhe kundërshtar të koalicionit me PDSH-në në zgjedhjet lokale.