Sfidat ekonomike të biznesit, potencialet dhe mundësitë e buxhetit të ri, dhe në përgjithësi, perspektivat ekonomike të vendit në kontekst të integrimeve evropiane dhe euroatlantike, kanë qenë temë e takimit të disa ministrave me përfaqësues të Odës së Maqedonisë Veriperëndimore.
Në këtë takim kanë qenë prezent ministrat e BDI-së, (me përjashtim të Kreshnik Bekteshit që gjendet në Austri), mirëpo nuk ka qenë prezent zëvendës kryeministri Hazbi Lika. Me këtë, Lika ka tregua se mbetet pranë votuesve të sinqertë të BDI-së, e jo pranë ministrave të kësaj partie. /cp