Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së vlerësoi se vendimi i sotëm i Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit nuk është i bazuar në fakte dhe argumente, por dëshira për revanshizëm politik të LSDM-së dhe ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, por edhe ndaj shumë qytetarëve.

“Privimi nga liria e deputetëve është dëshmia më e lartë e mosekzistimit të sistemit juridik dhe mosrespektimit të Kushtetutës. Mesazhin që e dërgoi LSDM-ja me vendimin e sotëm të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit është se LSDM-ja nuk do që të ekzistojë opozitë ndaj sundimit të tyre as në Kuvend, as jashtë tij, citohet në kumtesë. Grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, që theksojnë nga atje, nuk do t’u japë legjitimitet këtyre vendimeve antikushtetuese.