Liga e Kampioneve 2018-2019 do të jetë më elitarja dhe më e pasura, që është luajtur ndonjëherë. Rritja e shpërblimeve për skuadrat pjesëmarrëse dhe për futuesin është kolosale. 32 skuadrat finaliste, që bëhen pjesë e garës nga faza e grupeve, do të marrin një total prej 1.95 miliardë euro, mbi 600 milionë euro më shumë se kompeticionin që përfundoi qershorin e kaluar me fitoren e tretë radhazi të Real Madridit.

Pjesëmarrja e katër skuadrave italiane, Juventus, Inter, Napoli dhe Roma, merr edhe më shumë prestigj dhe rëndësi për Seria A. Duhet të theksohet, megjithatë, se formati i ri i kërkuar nga UEFA, gjithashtu, nënkupton një ndryshim të rëndësishëm në kriteret për alokimin e të ardhurave nga e drejta TV dhe sponsorët.

Deri në vitin e kaluar ishin në fuqi dy parametra shpërblimesh: një në lidhje me pjesëmarrjen në grupe dhe shfaqjet sportive, që përbënin rreth 55% të të ardhurave; dhe tjetri i lidhur me të ashtuquajturën “market pool”, e cila kishte 45% të vlerës. Ky parametër i dytë pasqyroi vlerën e të drejtave televizive të paguara nga televizionet e një vendi për të transmetuar kompeticionin.

Kjo është arsyeja pse klubet italiane kanë luajtur vetëm dy ndeshje në grup dhe kanë arritur një shpërblim financiar të shkëlqyer, pavarësisht nga performanca e tyre sportive. Shpërndarja pothuajse automatike dhe preferenciale e të ardhurave tani do të pushojë së funksionuari. Do të jetë thelbësore që, për të siguruar një nivel të mirë të të ardhurave, të fitosh sa më shumë lojra të jetë e mundur. Pra, të ecësh përpara në turne.

Zëri i këtij buxheti, i lidhur me të ardhurat televizive të secilit vend, në fakt do të vlejë vetëm 292 milionë euro, ose 15% e totalit. Nga ana tjetër, kuotat fikse do të arrijnë në 25% (488 milionë). Ato që kanë peshën më të madhe do të jenë rezultatet e arritura në fushën e lojës. 30% e buxhetit do të varet nga performanca sportive e sezonit (585 milionë), një tjetër 30% sipas parametrave të rinj, që kanë të bëjnë me renditjen e klubeve në UEFA. Kjo e fundit bazohet në rezultatet e arritura nga secili klub në zonën e UEFA-s në dhjetë vitet e fundit.

Bëni mirë në Europë, pra, të rritni stemën e klubit, por edhe qarkullimin. Në veçanti, 32 klubet e kualifikuara për fazën e grupeve do të marrin 15.25 milionë euro (plus 5 milionë shtesë për ato që morën pjesë në “play-off”). Përveç kësaj, për secilën fazë të grupit të lojës parashikohet një bonus prej 2.7 milionë euro në rast të fitores (deri tani 1.5 milionë) dhe 900 mijë euro në rast të barazimit.

Nëse e tejkalon fazën e grupit dhe kualifikohesh në raundin e dytë shpërblimi është 9.5 milionë euro. E kështu me radhë: kualifikimi në çerekfinale vlen 10.5 milionë euro, shkuarja në gjysmëfinale 12 milionë euro. Luajtja në finale ka vlerën e 15 milionë eurove për humbësin, ndërsa ai që do ta fitojë finalen, e planifikuar për më 1 qershor 2019, në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Madridit, do të përfitojë 19 milionë euro (përveç për 3.5 milionë eurove që rrjedhin nga pjesëmarrja në Superkupën e UEFA-s , e cila bëhet 4.5 milionë euro në rast të fitores së saj).

Lajm i madh në shpërndarjen e shpërblimeve përfaqësohet, siç u përmend, nga renditja historike, e bazuar në performancën e 32 klubeve të pranuara në fazën e grupeve gjatë dhjetë viteve të fundit. Secila pjesë e koeficientit është 1.108 milionë euro, maksimumi i mundshëm është 32 aksione, ose 35.46 milionë euro.

Ky klasifikim e sheh Real Madridin në krye, i ndjekur nga Barcelona dhe Bayern Munich. Nga italianët, Juventusi është i pari dhe ndiqet nga Milani, Interi, Napoli dhe Roma. Në praktikë, për të dhënë një shembull, Juventusi mund të fitojë një minimum prej rreth 60 milionë eurosh, por arritja në fund të turneut, gjithashtu, mund t’i japë dyfishin e kësaj.