Duke riaktualizuar rastin ” Monstra” gazetari kontravers Zoran Bozhinovski, i cili ishte edhe i burgosur nga regjimi i Gruevskit, në rrjetin social Facebook ka shkruar për detaje tjera në lidhje me këtë ngjarje ku humbën jetën disa të rinj dhe më pas në një proces gjyqësorë u dënuan disa shqiptarë të pafajshëm, shkruan TetovaPress.
Sipas Bozhinovskit automjeti që u ” paraqit ” në rastin , më parë ishte vozitur nga përfaqësues të ekipit policorë ” Alfa” , i shfrytëzuar për nevojat e tyre , ndërsa në depon e veturave të marra , më parë është marrë nga Sinisha Aleksovski , këshilltarë i HORHE i sigurimit.
“Të mos ju dhemb koka pasi Prokuroria Themelore Publike ka propozuar heqjen e vendimit për rastin Monstra. Automjeti që “shfaqet” në këtë rast më herët ishte drejtuar nga anëtarët e njësisë ALFA dhe ishte shfrytëzuar për nevojat e tyre, kurse nga depoja e automjeteve ishte marrë nga SINISHA ALEKSOVSKI, këshilltar i HORHE për (jo) siguri”, shkruan gazetari kontraverz, Bozhinovski.
Më tej ai vazhdon dhe shkruan se në periudhën para se të ishte lajmëruar se ishin vrarë katër djem të rinj dhe peshkatari , automjeti ishte nën ingerencat e njëfarë mekaniku i quajtur Ivica Ancevski që njihet në opinion me pseudonimin Puki, kurse djemtë në momentin e vrasjes nuk ishin të veshur si për peshkim , por si për dalje në qytetit.
“Në periudhën para se të njoftohej se ishin vrarë katër djelmoshat dhe peshkatari, makina është nën autoritetin e mjeshtrit IVICA ANÇEVSKI, i njohur si PUKI. Djelmoshat në momentin e vrasjes nuk ishin të veshur sikur veshen njerëzit kur dalin për peshkim, por ishin të veshur si për dalje në qytet.”, përfundon Bozhinovski duke shtuar se ata djem nuk janë vrarë tek Liqeni. Puki sipas tij do të dijë më shumë detaje.TP